Lajme
Vjenë: Arrestohen dy persona, mes tyre një shtetas i Kosovës, policia sekuestron mbi 100 kilogramë kanabis
Gjatë operacionit në Rudolfsheim-Fünfhaus u gjetën edhe 834 gramë kokainë dhe një shumë parash në euro.
Policia austriake ka arrestuar dy persona në Vjenë, një 22-vjeçar me shtetësi të Kosovës dhe një 29-vjeçar me shtetësi të Shqipërisë, nën dyshimin për përfshirje në tregti të paligjshme të narkotikëve, transmeton albinfo.ch.
Operacioni policor është zhvilluar më 29 shtator 2026, rreth orës 13:00, në distriktin Rudolfsheim-Fünfhaus të Vjenës. Sipas autoriteteve, hetimi është zhvilluar nga Njësia Speciale për Luftimin e Krimit Rrugor (EGS), e cila kishte mbledhur të dhëna për aktivitetin e dyshuar të dy personave.
Të dy të dyshuarit janë lokalizuar dhe arrestuar në rrugë. Gjatë kontrollit fillestar, në kuti transporti janë gjetur rreth 16 kilogramë produkte kanabisi.
Pas arrestimeve, policia ka vazhduar hetimet duke kontrolluar dy apartamente dhe një kontejner që dyshohet se ishin të lidhur me të dyshuarit.
Gjatë këtyre kontrolleve janë sekuestruar edhe rreth 88 kilogramë produkte të tjera kanabisi, si dhe 834 gramë kokainë. Në total, autoritetet kanë konfiskuar rreth 104 kilogramë produkte kanabisi dhe 834 gramë kokainë.
Policia ka sekuestruar gjithashtu një shumë parash në euro, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë të ditur shumën e saktë.
Dy të dyshuarit ndodhen në ndalim policor, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.
Ata konsiderohen të pafajshëm deri në një vendim përfundimtar të gjykatës./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












