Lajme
Ky qytet u shpall më i qeti në Evropë për vitin 2026, dy qytete zvicerane në top 10
Ky qytet është shpallur më i qetë në Evropë për vitin 2026
Talini është shpallur qyteti më i qetë në Evropë për udhëtarët në vitin 2026, sipas një renditjeje që ka analizuar 66 qytete evropiane në bazë të disa faktorëve që lidhen me qetësinë, sigurinë dhe cilësinë e mjedisit, transmeton albinfo.ch.
Renditja, e publikuar nga kompania Vape & Go, ka marrë në konsideratë faktorë si niveli i zhurmës gjatë ditës dhe natës, hapësirat e gjelbra, cilësia e ajrit, mundësia për të lëvizur në këmbë dhe siguria.
Kryeqyteti i Estonisë ka grumbulluar 92.8 pikë nga 100, duke u renditur në krye të listës.
Një nga faktorët që ka ndikuar në rezultatin e lartë të Talinit është niveli i ulët i ekspozimit ndaj zhurmës gjatë natës. Sipas të dhënave të përdorura në studim, vetëm 0.84 për qind e banorëve janë të ekspozuar ndaj zhurmës së trafikut rrugor dhe hekurudhor gjatë natës.
Talini vlerësohet gjithashtu për kombinimin e hapësirave të gjelbra, bregdetit dhe qendrës historike. Qyteti i Vjetër mesjetar është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ndërsa rrugicat me kalldrëm, kullat historike dhe parqet e bëjnë qytetin një destinacion të përshtatshëm për shëtitje dhe pushim.
Cyrihu në vendin e dytë
Në vendin e dytë u rendit Cyrihu, me 88.1 pikë, duke u pozicionuar menjëherë pas Talinit.
Qyteti më i madh i Zvicrës është vlerësuar në disa prej kategorive të analizuara nga studimi, duke u renditur para Tartut të Estonisë.
Në vendin e tretë u rendit Tartu, me 86.6 pikë.
Në dhjetëshen e parë janë përfshirë edhe Trondheim, Vilnius, Haga, Rijeka, Gjeneva, Tampere dhe Lubjana.
Dy qytete zvicerane në dhjetëshen e parë
Përveç Cyrihut, në listë është përfshirë edhe Gjeneva, e cila u rendit në vendin e tetë.
Kështu, Zvicra është një nga dy shtetet që kanë nga dy qytete në dhjetëshen e parë të renditjes, së bashku me Estoninë.
Studimi ka veçuar edhe qytete për rezultate specifike në kategori të caktuara. Lubjana është vlerësuar për përqindjen e lartë të hapësirave të gjelbra, Tampere për cilësinë e ajrit, ndërsa Haga për rezultatin në kategorinë e sigurisë.
10 qytetet më të qeta në Evropë për vitin 2026
- Talini, Estoni – 92.8 pikë
- Cyrih, Zvicër – 88.1 pikë
- Tartu, Estoni – 86.6 pikë
- Trondheim, Norvegji
- Vilnius, Lituani
- Hagë, Holandë
- Rijeka, Kroaci
- Gjenevë, Zvicër
- Tampere, Finlandë
- Lubjanë, Slloveni
Në dhjetëshen e parë dominojnë qytetet e Evropës Veriore dhe Qendrore, të cilat dallohen për kombinimin e niveleve të ulëta të zhurmës, hapësirave të gjelbra, cilësisë së ajrit dhe sigurisë./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind









