Shqipëria

Austria kryeson investimet e huaja në Shqipëri gjatë gjysmës së parë të 2026-s

Investimet austriake arritën në 122 milionë euro, duke shënuar rritje prej 79 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar

Austria ka kryesuar listën e vendeve me investimet më të larta të huaja në Shqipëri gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, me një vlerë prej 122 milionë eurosh, transmeton albinfo.ch.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, pas Austrisë renditet Türkiye me 111 milionë euro investime, ndërsa Italia është e treta me 99 milionë euro. Holanda, ndërkohë, ka investuar 89 milionë euro gjatë së njëjtës periudhë.

Investimet nga Austria kanë shënuar një rritje prej 79 për qind krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2025.

Ndërsa kompanitë austriake kryesojnë në vlerën e investimeve, investimet turke janë përqendruar kryesisht në sektorin financiar, energjetik, industrinë nxjerrëse dhe ndërtim.

Të dhënat pasqyrojnë ecurinë e investimeve të huaja direkte në Shqipëri gjatë gjysmës së parë të vitit 2026./Albinfo.ch