Lajme
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Më 8 tetor 2026, në Lozanë, do të mbahet një konferencë kushtuar rëndësisë së vetëvlerësimit, identitetit personal dhe dinjitetit në kujdesin shëndetësor. Aktiviteti organizohet në kuadër të Muajit të Shëndetit Mendor 2026 në kantonin Vaud.
Në këtë ngjarje, një rol të rëndësishëm do të ketë profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj, e cila do të drejtojë debatin shkencor mbi rëndësinë e vetëvlerësimit në fushën e infermierisë.
Konferenca, me temën «Vetëvlerësimi, në qendër të kujdesit për shëndetin», do të zhvillohet në Institut et Haute École de la Santé La Source, një institucion i arsimit të lartë në Lozanë.
E ftuara kryesore do të jetë Lucienne Peiry, historiane e artit, specialiste e Art Brut dhe ish-drejtoreshë e Collection de l’Art Brut në Lozanë. Përmes artit, ajo do të trajtojë ndikimin e veshjeve, paraqitjes së jashtme dhe objekteve personale në ndërtimin e identitetit dhe të vetëvlerësimit.
Pas ligjëratës, profesoresha Shyhrete Rexhaj do të drejtojë një debat me pjesëmarrjen e Lucienne Peiry dhe specialistëve të tjerë. Diskutimi do të përqendrohet në mënyrën se si profesionistët e shëndetësisë mund të mbështesin vetëvlerësimin e pacientëve, duke respektuar identitetin dhe dinjitetin e tyre.
Aktiviteti synon të nxisë reflektimin dhe shkëmbimin e përvojave, duke vënë në qendër rëndësinë e dimensionit njerëzor në kujdesin shëndetësor.
Konferenca do të mbahet të enjten, më 8 tetor 2026, nga ora 17:30 deri në orën 19:30, në La Source, Beaulieu, Lozanë.
Për më shumë informacion dhe regjistrim, të interesuarit mund të vizitojnë faqen zyrtare të La Source.
E-Diaspora
-
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie Njëri prej rasteve po hetohet edhe si tentativë vrasjeje, pasi në shtëpinë e përfshirë nga zjarri... -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara -
Nis mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Bietigheim-Bissingen -
Hamburg
Elbenita Kajtazi vlerësohet në skenën e Staatsoper Hamburg
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












