Shqipëria
Pas Kosovës alarm edhe në Shqipëri për sigurinë e WhatsApp-it, autoritetet paralajmërojnë përdoruesit
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) në Shqipëri ka paralajmëruar përdoruesit e WhatsApp-it pas raportimeve për raste të komprometimit të llogarive në rajon.
Sipas autoriteteve shqiptare, në disa raste përdoruesit kanë humbur qasjen në llogaritë e tyre, ndërsa po analizohen mënyrat se si janë komprometuar ato.
AKSK u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndërmarrin masa për të mbrojtur llogaritë e tyre, veçanërisht nga tentativa për marrjen e kontrollit përmes kodeve të verifikimit apo lidhjeve të dyshimta.
Për të rritur sigurinë, përdoruesit këshillohen të aktivizojnë verifikimin me dy hapa (Two-step verification) në WhatsApp dhe të mos ndajnë me askënd kodet e verifikimit, fjalëkalimet apo të dhënat e llogarisë.
Gjithashtu, rekomandohet kontrollimi i rregullt i seksionit “Linked Devices”, ku duhet të shkëputen menjëherë pajisjet që përdoruesi nuk i njeh.
Autoritetet këshillojnë që të mos hapen lidhje të dyshimta të dërguara përmes SMS-it, WhatsApp-it apo email-it, sidomos kur kërkohet verifikimi i llogarisë.
Nëse një përdorues merr një kod ose njoftim për regjistrimin e WhatsApp-it në një pajisje tjetër pa e kërkuar vetë, kodi nuk duhet të ndahet dhe kërkesa nuk duhet të autorizohet.
AKSK rekomandon gjithashtu që email-i i lidhur me llogarinë të sigurohet me fjalëkalim unik dhe autentikim me shumë faktorë.
Në rast të humbjes së qasjes në llogari, përdoruesit duhet të përdorin vetëm procedurat dhe kanalet zyrtare të WhatsApp-it për rikuperim.
AKSK thekson se kodi i verifikimit është personal dhe nuk duhet t’i jepet askujt, edhe nëse kërkesa duket se vjen nga një person i njohur.
Autoriteti shqiptar nuk ka specifikuar në njoftimin e tij se në cilat shtete të rajonit janë regjistruar rastet e komprometimit të llogarive
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










