Lajme

Athinë: Të shtëna me armë zjarri, plagoset një fëmijë shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Agios Panteleimona në Athinë, pas një sulmi të armatosur nga persona të panjohur dhe për pasojë një fëmijë shqiptar ka mbetur i plagosur.

Konkretisht, në orën 23:50 me orën greke, katër persona në një makinë iu afruan një kafeneje, të vendosur në rrugën “Agorakritou” dhe hapën zjarr mbi të. Gjatë sulmit, një vajzë rreth 10 vjeç u plagos në këmbë.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë sqaruar nëse plaga erdhi direkt nga një plumbi i armë së zjarrit apo nga sendet e tjera të goditura, transmeton albinfo.ch.

Nëna e fëmijës, me origjinë shqiptare, nuk priti ambulancën dhe e transportoi menjëherë vajzën e vogël në Spitalin e Fëmijëve “Aglaia Kyriakou” për kujdes mjekësor.

Sipas raportimeve nga TCH, në momentin e ngjarjes në lokal ndodheshin 10 persona, të gjithë shqiptarë. Ndërkohë më vonë është gjetur dhe një makinë e djegur, për të cilën dyshohet se i përket autorëve.