Kosova

Ushtari i FSK-së renditet i dyti në “Iowa Best Warrior Competition 2026”

Ismail Ahmeti përfaqësoi Kosovën në garën e zhvilluar në SHBA dhe u rendit mes pjesëmarrësve më të suksesshëm

Pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Ismail Ahmeti, është renditur në vendin e dytë në garën “Iowa Best Warrior Competition 2026”, të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton albinfo.ch.

Ahmeti përfaqësoi Republikën e Kosovës dhe FSK-në në këtë garë, ku gjatë aktiviteteve tregoi përkushtim, disiplinë dhe profesionalizëm.

Rezultati i tij shënon një tjetër paraqitje të suksesshme të pjesëtarëve të FSK-së në gara ndërkombëtare dhe në aktivitetet e përbashkëta me partnerët amerikanë. /Albinfo.ch