Lajme

Cyrih: Akademi përkujtimore për dëshmorët Gursel e Bajram Sylejmani

Nën patronatin e Konsullit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, organizohet Akademi Përkujtimore kushtuar veprimtarisë dhe rënies së dëshmorëve të kombit, Gursel dhe Bajram Sylejmani.

Akademia do të jetë një moment përkujtimi dhe nderimi për jetën, veprimtarinë dhe sakrificën e tyre në shërbim të atdheut dhe lirisë së Kosovës.

28 shtator 2026 Ora 19:30 Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Cyrih

Eugen-Huber-Strasse 19A, 8048 Zürich

Të interesuarit për pjesëmarrje janë të lutur ta konfirmojnë praninë në adresën elektronike [email protected], deri më 27 shtator 2026.

Ju mirëpresim! Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Cyrih