Kosova
Kurti në Nju-Jork: kërkon mbështetje për Bondsteelin, Banjskën dhe procesin në Hagë
Në takimet me kongresistin amerikan George Latimer, përfaqësuesen e lartë të BE-së Kaja Kallas dhe të dërguarën britanike Karen Pierce, kryeministri Albin Kurti ka ngritur çështje të sigurisë, aktgjykimit të Gjykatës Speciale dhe perspektivës euroatlantike të Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në New York, ku po zhvillohen aktivitetet e Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ka zhvilluar disa takime me zyrtarë amerikanë, evropianë dhe britanikë, ku ndër temat kryesore kanë qenë siguria, sulmi në Banjskë, aktgjykimi i Gjykatës Speciale dhe integrimi euroatlantik i Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Në takimin me kongresistin amerikan George Latimer, Kurti ka ritheksuar qëndrimin e Kosovës që Kampi Bondsteel të shndërrohet në bazë të përhershme ushtarake amerikane. Sipas tij, një prani e tillë do të kontribuonte në paqen, stabilitetin dhe sigurinë afatgjatë në rajon. Në takim janë diskutuar edhe bashkëpunimi Kosovë-SHBA, personat e zhdukur gjatë luftës, varrezat masive, hapja e arkivave të Serbisë dhe çështja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Kurti ka ngritur gjithashtu çështjen e sulmit të armatosur në Banjskë gjatë takimit me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas. Ai ka kërkuar mbështetjen e BE-së për të ushtruar trysni ndaj Serbisë që Milan Radoiçiq dhe personat e tjerë të dyshuar të përballen me drejtësinë në Kosovë. Kallas, nga ana e saj, ka theksuar nevojën për përparim në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialog.
Në të njëjtin takim, Kurti ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me aktgjykimin e shkallës së parë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka thënë se Kosova do të angazhohet që çështja të trajtohet në shkallën e apelit.
Çështjen e aktgjykimit e ka ngritur edhe në takimin me të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce. Kurti ka deklaruar se pret që në procedurën e apelit të shqyrtohen ato që ai i konsideron padrejtësi dhe mangësi të aktgjykimit. Në takim janë diskutuar edhe marrëdhëniet Kosovë-Serbi, siguria, anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës dhe perspektiva për marrjen e statusit kandidat në Bashkimin Evropian. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe Edicioni i dytë i manifestimit u mbajt nga 18 deri më 20 shtator, me aktivitete kushtuar... -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj -
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich -
“Biblioteka Shqip” në Toskanë, libra dygjuhësh për fëmijët shqiptarë -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës
Jeta në Austri
-
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital Vinjetat fizike për vitin 2026 janë të fundit. Shoferët duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe vlefshmërisë së... -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së












