Lajme
18-vjeçari nga Kosova dënohet me 9 vjet burg në Gjermani, tentoi të vriste mësuesen
I riu u shpall fajtor për dy raste të tentativës për vrasje dhe lëndim të rrezikshëm trupor. Gjykata ka urdhëruar që dënimin ta vuajë në një institucion për terapi sociale.
Gjykata e Lartë Rajonale e Dyseldorfit ka dënuar me nëntë vjet burgim një 18-vjeçar nga Kosova, i cili u shpall fajtor për dy raste të tentativës për vrasje dhe lëndim të rrezikshëm trupor. Vendimi u shpall të martën, më 22 shtator, transmeton albinfo.ch.
Sipas gjykatës, i riu, i cili në kohën e ngjarjes ishte 17-vjeç, ishte radikalizuar përmes internetit dhe kishte zhvilluar qëndrime islamiste. Ai kishte sulmuar fillimisht një kujdestar shkolle, ndërsa më pas kishte plagosur me thikë mësuesen e tij në një shkollë profesionale në Essen.
Mësuesja kishte pësuar plagë në kraharor, të cilat i kishin rrezikuar jetën. Më pas, i riu ishte nisur drejt Sinagogës së Vjetër në Essen, me synimin për të sulmuar persona hebrenj. Pasi e kishte gjetur objektin të mbyllur, ai kishte sulmuar një person të pastrehë në një stacion autobusi, duke e plagosur rëndë.
Policia e kishte ndaluar më vonë në një park, pasi ai kishte nxjerrë thikën. Gjatë ndërhyrjes, një pjesëtar i policisë e kishte qëlluar me armë, duke e plagosur rëndë.
18-vjeçari i ka pranuar veprat. Sipas tij, sulmi ndaj mësueses ishte nxitur nga pretendimi se ajo kishte fyer Profetin Muhamed.
Gjykata ka urdhëruar që ai të vendoset në një institucion për terapi sociale. Sipas mediave gjermane, për shkak të vlerësimit se mund të kryejë vepra të tjera të rënda penale, nuk përjashtohet as mundësia e ndalimit preventiv pas përfundimit të dënimit.
Vendimi ende nuk është i formës së prerë./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto











