Kosova
Rrezarta Thaqi fiton Çmimin për Punimin më të Mirë në HotDiSec 2026 në Romë
Studiuesja nga Universiteti Sapienza i Romës u vlerësua për një punim mbi sigurinë e shërbimeve cloud dhe reagimin e automatizuar ndaj sulmeve DDoS, në një hulumtim të realizuar në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin e Luksemburgut.
Rrezarta Thaqi, e angazhuar akademikisht në Sapienza Università di Roma, është vlerësuar me Çmimin për Punimin më të Mirë – Best Paper Award në International Workshop on Hot Topics at the Intersection of Distributed Machine Learning and Security (HotDiSec 2026), i cili u mbajt në Romë, në kuadër të konferencës ESORICS 2026, transmeton albinfo.ch.
Thaqi prezantoi punimin me titull “Trusted Self-Healing DDoS Response for Cloud Services via Enclave-Backed Threshold Quorum Validation”, i cili trajton një prej sfidave të sigurisë së shërbimeve cloud: reagimin e besueshëm dhe të automatizuar pas zbulimit të një sulmi DDoS.
Hulumtimi nuk fokusohet vetëm në identifikimin e sulmeve, por në mënyrën se si vendimet për mitigimin e tyre mund të merren dhe të ekzekutohen në mënyrë të automatizuar dhe të besueshme.
Në kuadër të punimit është propozuar një arkitekturë e bazuar në “threshold quorum”, e mbështetur nga teknologjitë e enklavave, e cila kombinon AWS Nitro Enclaves, Byzantine Fault Tolerance dhe mekanizma të vetë-shërimit të automatizuar. Qëllimi është që veprimet për mitigimin e një sulmi DDoS të ekzekutohen vetëm pasi të arrihet një konsensus i besueshëm.
Sipas përshkrimit të hulumtimit, sistemi mundëson izolimin dhe rikuperimin automatik të instancave të prekura, duke synuar parandalimin e veprimeve të gabuara gjatë procesit të mitigimit. Koha e raportuar për këtë proces është rreth 110–130 milisekonda.
Ky rezultat është pjesë e një tjetër bashkëpunimi akademik mes Universiteti i Prishtinës dhe University of Luxembourg. Në realizimin e hulumtimit kanë marrë pjesë Rrezarta Thaqi, prof. Gabriele Lenzini, prof. Marcus Voelp dhe mentori i saj, prof. Blerim Rexha.
Punimi i vlerësuar me çmimin për punimin më të mirë do të përfshihet në përmbledhjen e punimeve të konferencës, e cila do të botohet nga Springer.
Për Thaqin, ky vlerësim përfaqëson një tjetër rezultat në fushën e kërkimit shkencor dhe një dëshmi të bashkëpunimit akademik ndërmjet institucioneve universitare evropiane.
Në realizimin e këtij hulumtimi është dhënë mbështetje edhe nga LuxDev Kosova, për të cilën autorët kanë shprehur mirënjohjen e tyre.
Arritja e Rrezarta Thaqit vë në pah gjithashtu kontributin e studiuesve shqiptarë në fusha të avancuara të teknologjisë dhe sigurisë kibernetike, në një kohë kur kërkimi shkencor në këto fusha po merr një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në zhvillimin e teknologjive të sigurta dhe të besueshme./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator Tubimet janë paralajmëruar në Hamburg, Frankfurt, Hannover dhe Düsseldorf, nën moton “Jo në emrin tim”.... -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj -
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich
Jeta në Austri
-
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital Vinjetat fizike për vitin 2026 janë të fundit. Shoferët duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe vlefshmërisë së... -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së















