Lajme
“Jo në emrin tim!”, shqiptarët në Austri protestojnë ndaj vendimit të Speciales
Protesta në Vjenë është pjesë e tubimeve të diasporës shqiptare në vende të ndryshme, pas vendimit të fundit të Dhomave të Specializuara
Me thirrjet: „Jo në emrin tim“, „UÇK, UÇK“, „O Hashim ti ku je, krejt Kosovën këtu e ke“ është duke u mbajtur aktualisht protesta në Vjenë, raporton albinfo.at.
Shqiptarë nga Austria janë mbledhur sot në Vjenë, në një protestë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.
Tubimi po zhvillohet në sheshin Heldenplatz.
Protestuesit kanë dalë me flamuj kombëtarë dhe simbole të UÇK-së, ndërsa përmes tubimit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj dënimeve të ish-krerëve të UÇK-së, përcjell albinfo.at.
Protesta në Vjenë është pjesë e tubimeve të diasporës shqiptare në vende të ndryshme, pas vendimit të fundit të Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit .
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










