Kosova
Kurti nga SHBA: Ruajtja e gjuhës shqipe, përgjegjësi ndaj brezave të ardhshëm
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar për komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së gjuhës dhe identitetit shqiptar në diasporë.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se mund ta duash Amerikën dhe njëkohësisht vendin prej nga vjen familja, duke theksuar se integrimi në shoqërinë amerikane nuk nënkupton humbjen e identitetit shqiptar.
Ai përmendi organizimin për herë të parë të “Albanian Festival” në Staten Island, i cili, sipas tij, ka bashkuar komunitetin shqiptar përmes muzikës dhe ushqimeve tradicionale.
Kurti tha se festivale të tilla bashkojnë gjeneratat shqiptare, ata që kanë ardhur të parët në SHBA dhe brezat që kanë lindur atje, transmeton albinfo.ch.
Ai theksoi se familjet shqiptare janë pjesë e historisë dhe jetës së New York-ut prej brezash, ndërsa fëmijët e tyre janë të suksesshëm në biznes, mjekësi, teknologji, universitete, administratë dhe shërbim publik.
“Për Kosovën, komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara ka qenë gjithmonë shumë më tepër se një diasporë. Ka qenë zë i fuqishëm, mbështetje e vazhdueshme dhe urë lidhëse me Amerikën”, shkroi Kurti në Facebook.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










