Lajme

Ekipi nga Kosova shpërblehet në TEKNOFEST 2026

Ekipi Engineering HER Future, i cili përfaqësoi Kosovën në garat e TEKNOFEST 2026, ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm, duke fituar Çmimin për Prezantimin më të Mirë në kategorinë “Teknologjitë në Shërbim të Njerëzimit”.

Në këtë sukses ka kontribuar edhe Instituti Yunus Emre, i cili ka mbështetur ekipin në rrugëtimin e tij në këtë garë ndërkombëtare, transmeton albinfo.ch.

Ky është viti i dytë radhazi që ekipi arrin në finale dhe fiton çmim në TEKNOFEST, duke vazhduar kështu paraqitjen e suksesshme të të rinjve nga Kosova.

Një moment i veçantë për ekipin ishte edhe përgëzimi personal nga Selçuk Bayraktar, Kryetar i Bordit Drejtues të TEKNOFEST dhe Kryetar i Bordit të Administrimit të Fondacionit T3.

Ky sukses vë në pah potencialin dhe angazhimin e të rinjve të Kosovës në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

Dy vite, dy finale dhe dy çmime për ekipin Engineering HER Future.