X

Na ndiqni:

 Kosova

“Liria Ka Emër”: Rreth 100.000 veta morën pjesë në protestën e sotme

“Kosova dëshmoi se kur bëhet fjalë për lirinë, për UÇK-në dhe për njerëzit që morën përgjegjësinë për vendin në ditët më të vështira, ne dimë të bëhemi bashkë”

Platforma qytetare “Liria Ka Emër” e cila k qenë në krye të organizimit ka falënderuar qytetarët që sot iu bashkuan Marshit për Liri në Prishtinë.

Ajo ka thënë se rreth 100 mijë qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare, nga çdo komunë e Kosovës, si dhe bashkatdhetarë nga diaspora, marshuan së bashku, pa dallime, me një mesazh të vetëm: “Liri për çlirimtarët!”.

“Falënderojmë familjet e dëshmorëve, veteranët dhe invalidët e luftës, bashkëluftëtarët, qytetarët, diasporën, artistët, sportistët, përfaqësuesit politikë, organizatat, bizneset, mediat, vullnetarët dhe secilin që kontribuoi që ky marsh të ishte një manifestim i madh, paqësor dhe dinjitoz”, thuhet në njoftim.

“Sot Kosova dëshmoi edhe një herë se kur bëhet fjalë për lirinë, për UÇK-në dhe për njerëzit që morën përgjegjësinë për vendin në ditët më të vështira të historisë sonë, ne dimë të bëhemi bashkë”, thuhet më tej.

Sipas platformës, marshi ishte “një mesazh i fuqishëm solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin”, por mbi të gjitha “një mesazh për të vërtetën, drejtësinë dhe historinë e Kosovës”.

“Tani sytë e Kosovës janë drejt 16 shtatorit. Atë ditë, kërkesa jonë është e qartë: Liri për Hashim Thaçin. Liri për Kadri Veselin. Liri për Jakup Krasniqin. Liri për Rexhep Selimin. Kosova ka pritur gjatë. Sot, rreth 100 mijë qytetarë folën me një zë. Në emër të popullit, shpalleni TË PAFAJSHËM!”, thuhet në reagimin e platformës.


Reklamë
Reklamë
X

Abonohu në revistën tonë