Lajme
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë
Shqiptarja nga Struga synon Parlamentin suedez – Arijeta Reçi garon më 13 shtator në tri nivele zgjedhore.
Arijeta Reçi, shqiptare me origjinë nga Struga, po synon një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin e saj politik në Suedi. Më 13 shtator 2026, ajo garon si kandidate e Socialdemokratëve për komunën e Växjö-s, rajonin Kronoberg dhe Parlamentin e Suedisë, transmeton albinfo.ch.
Reçi garon në tri fronte: e shtata në listën për komunën e Växjö-s, e shtata për rajonin Kronoberg dhe e 21-ta për Parlamentin suedez.
Me më shumë se 14 vite angazhim në politikën lokale, ajo aktualisht mban disa përgjegjësi të rëndësishme, përfshirë drejtimin e dy komisioneve komunale dhe udhëheqjen e grupit të Socialdemokratëve në këshillin komunal.
Për Reçin, politika është mbi të gjitha përgjegjësi dhe mundësi për të ndërtuar një shoqëri me mundësi të barabarta, shkolla dhe shërbime shëndetësore të forta dhe më shumë siguri për qytetarët.
Krahas angazhimit publik, ajo ruan me krenari edhe identitetin e saj shqiptar. Struga dhe rrënjët shqiptare, siç shprehet vetë, janë pjesë e pandashme e saj, ndërsa Suedia është vendi ku ka ndërtuar jetën dhe karrierën.
Tashmë, synimi i radhës është Parlamenti suedez – një tjetër kapitull në rrugëtimin e një shqiptareje që nga Struga ka arritur të marrë përgjegjësi të rëndësishme në jetën publike të Suedisë./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj -
Gjermani
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci











