Futboll
Topi i Artë: Elena Sadiku në garë për Trajneren e Vitit
Elena Sadiku e fitoi vendin e saj mes 5 finalistëve në garën për çmimin e Trajnerit më të Mirë për arritjet historike të shënuara me Celtic
Një moment historik shkruhet në prag të ceremonisë së Topit të Artë.
Një shqiptare është në garë për një prej çmimeve më prestigjioze, atë të Trajnerit më të Mirë në futbollin e vajzave.
Bëhet fjalë për Elena Sadikun që është përfshirë në listën e 5 finalistëve në të këtë kategori, transmeton albinfo.ch.
Ajo që e bën akoma më unik përveç faktit se Sadiku është e vetmja me origjinë shqiptare që garon në këtë ceremoni, është se ajo është e vetmja trajnere femër në 5 finalistët për çmimin e Trajnerit më të Mirë’ në futbollin e vajzave. Rivalët e saj janë Jonatan Giraldez i Olympique Lyonnes, Andree Jeglertz i Manchester City, Nils Nielsen i kombëtares japoneze të vajzave dhe Pere Romeu i Barcelonës.
Elena Sadiku e fitoi vendin e saj mes 5 finalistëve në garën për çmimin e Trajnerit më të Mirë për arritjet historike të shënuara me Celtic. Trajnerja shqiptare e mori drejtimin e skuadrës skoceze të futbollit të vajzave në janar të 2024 duke lënë një gjurmë të pashlyeshme në klub. Nën drejtimin e saj Celtic fitoi titullin e parë kampion në Scottish Women’s Premier League, një titull që e fitoi në mënyrë dramatike në javën e fundit të kampionatit.
Falë udhëheqjes taktike dhe impaktit transformues, ajo arriti të sjellë skuadrën e Celtic FC Women në skenën e madhe të futbollit evropian.
Në dhjetor të 2025, 32 vjeçarja u transferua te skuadra e BK Häcken ku pati një impakt të menjëhershëm teksa e drejtoi këtë skuadër te triumfi i Women’s Europa Cup, titulli i parë kontinental i këtij klubi që nga 1970.
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të artit, në Kotor “Për mua është shumë domethënëse që emri Dardania të jetë aty, në zemër të Kotorit, përkrah... -
Mbi 8 vjet burg për 23-vjeçarin nga Kosova në Danimarkë, ja për çfarë u dënua -
Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Gjermani pas vjedhjes në një farmaci -
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












