Granit Xhaka vazhdon të dëshmojë rëndësinë e tij në mesfushë, duke qenë sërish një prej lojtarëve më të mirë në fushë, transmeton albinfo.ch.
Në ndeshjen Brentford – Sunderland, e cila përfundoi me rezultat 1:1, Xhaka zhvilloi një paraqitje të mirë dhe ishte një nga futbollistët më të vlerësuar.
Sipas platformës “Flashscore”, mesfushori shqiptar u vlerësua me notën 7.4, duke konfirmuar edhe një herë formën e mirë dhe rëndësinë e tij për skuadrën.
Paraqitjet e vazhdueshme të Xhakës po tregojnë se përvoja e tij mbetet një aset i rëndësishëm në nivelin më të lartë të futbollit anglez. /Albinfo.ch