Lajme

Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës

"Nënë Tereza mbetet një urë bashkimi, një krenari e përbashkët e popullit shqiptar dhe një dhuratë e çmuar për mbarë botën"

Dje, më 6 shtator, organizuar nga Misioni Katolik Shqiptar “Nëna Terezë” në Aarau është shënuar përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Shën Nënë Terezës dhe është mbajtur festa e misionit.

Në këtë manifestim fetar dhe popullor ka pasur një pjesëmarrje të gjerë nga besimtarët po edhe nga veprimtarët e shumtë të komunitetit shqiptar të Zvicrës.

Siç bëhet e ditur në një njoftim të organizatorit, meshën e ka udhëhequr don David Gjugja, drejtor i Radio Vatikanit në gjuhën shqipe.

Të pranishëm kanë qenë dhe kanë marrë fjalën duke folur me admirim për Nënë Terezën edhe ambasadorët e akredituar në Zvicër nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova në Zvicër.

Një fjaim të veçantë e ka mbajtur e këtë rast Blerim Latifi, profesor në Universitetin e Prishtinës. Ai ka folur për figurën e Shën Nënë Terezës, bijës së popullit shqiptar, e cila, me jetën, dashurinë dhe veprën e saj, u bë një figurë e madhe për mbarë njerëzimin.

Programin e ka drejtuar moderatorja dhe krijuesja, Saranda Ademi.

Për programin artistik është kujdesur ansambli Shota, këngëtarët Krist Lleshi dhe Kastriot Krasniqi, si dhe interpretuesit e monologëve, gjegjësisht të thënieve të Nënë Terezës, Maria Paloka dhe Valerian Përgjokaj, t

Nënë Tereza mbetet një urë bashkimi, një simbol i dashurisë, paqes, përkushtimit dhe shërbimit ndaj të tjerëve. Ajo është një krenari e përbashkët e popullit shqiptar dhe një dhuratë e çmuar për mbarë botën, thuhet veç tjerash në tekstin e organizatorëve të këtij manifestimi.

(Fotot: Misioni Katolik Shqiptar “Nënë Tereza, Aarau, FB)