Shqipëria
Mediumi zviceran SRF: Ballkani kërkon ndryshim të sistemit
Demokracia në vendet e Ballkanit është ende e re, ndërsa pakënaqësia ndaj sistemit politik po rritet. Protestat në Shqipëri dhe Serbi tregojnë se shumë qytetarë nuk besojnë më se ndryshimi mund të vijë përmes politikës tradicionale.
Sipas mediumit zviceran SRF, protestat e zhvilluara në Shqipëri dhe Serbi janë shprehje e një pakënaqësie më të gjerë me mënyrën se si funksionon sistemi politik në vendet e Ballkanit.
Në protestat në Tiranë dëgjohet vazhdimisht slogani: “Rama në burg, Berisha në burg”, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës, Sali Berisha. “Ne duam një Shqipëri të re”, shprehet studentja e re Fatma, e cila, sipas SRF-së, merr pjesë pothuajse çdo ditë në marshimet protestuese në zonën e institucioneve qeveritare në kryeqytet.
Edhe në Serbi, qytetarët po protestojnë kundër qeverisë së presidentit Aleksandar Vuçiç. Por, njësoj si në Shqipëri, një pjesë e protestuesve nuk shohin alternativë as te partitë opozitare.
Eksperti Florian Bieber, drejtues i Qendrës për Studime të Evropës Juglindore në Universitetin e Grazit, thotë për SRF-në se protestat në të dyja vendet pasqyrojnë një pakënaqësi të përgjithshme me sistemin politik.
Sipas tij, ekziston një ndjenjë e fortë se “kjo formë demokracie nuk po sjell realisht asgjë për popullsinë”.
Pakënaqësia shtrihet në të gjithë rajonin
SRF vëren se kjo pakënaqësi nuk kufizohet vetëm te Shqipëria dhe Serbia. Ajo është e pranishme edhe në vende të tjera të Ballkanit, ku procesi i demokratizimit ka nisur vetëm gjatë dekadave të fundit.
Pritshmëritë që shoqëruan këtë proces, sipas ekspertëve të cituar nga SRF, në shumë raste nuk janë përmbushur.
Një nga problemet kryesore është perceptimi se partitë politike e trajtojnë shtetin si një burim për përfitime personale dhe partiake. Pozitat publike, sipas këtij këndvështrimi, u shpërndahen anëtarëve të partive, pavarësisht kompetencave të tyre.
Kësaj i shtohet edhe korrupsioni i përhapur.
Si pasojë, shumë qytetarë e shohin politikën si një “biznes të pistë”, ku aktorët politikë janë të orientuar kryesisht drejt interesave të tyre.
Qeveria dhe opozita shpesh perceptohen si pjesë e të njëjtit sistem. Për këtë arsye, shumë njerëz kanë humbur shpresën se ndryshimi mund të vijë përmes zgjedhjeve.
Sipas SRF-së, kjo është një prej arsyeve pse në vendet e Ballkanit shumë qytetarë zgjedhin emigrimin.
Kërkohet qeveri kalimtare
Megjithatë, eksperti Florian Bieber thekson se qytetarët e këtyre vendeve nuk e kanë humbur besimin te demokracia në vetvete. Ajo që refuzojnë është forma aktuale e funksionimit të saj.
Kjo, sipas tij, dëshmohet edhe përmes protestave.
Në Tiranë dhe Beograd, protestuesit kërkojnë një fillim të ri dhe një qeveri kalimtare që do t’i japë fund korrupsionit dhe do të krijojë kushte për një sistem më funksional.
“Alternativa do të ishin ekspertët”, shprehet një protestuese në Tiranë, sipas SRF-së.
Në Serbi, studentët që udhëheqin protestat synojnë ta sfidojnë qeverinë përmes zgjedhjeve, duke krijuar lista zgjedhore me përfaqësues të shoqërisë civile.
Studenti Aleksandar shpjegon se lista e studentëve do të qëndronte në pushtet për një vit, me synimin për të krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Si mund të bëhet tranzicioni?”
Sipas Bieber, ideja pas kësaj qasjeje është krijimi i një qeverie teknokratike, politikisht neutrale, e cila do të mundësonte një tranzicion nga sistemi aktual.
Megjithatë, ai e konsideron këtë ide deri diku naive, pasi synon të kapërcejë dominimin e partive në pushtet.
“Si mund të bëhet tranzicioni nga një sistem ku një parti dominon të gjitha institucionet dhe nuk ka alternativa politike?”, pyet eksperti.
Nëse kjo strategji do të ketë sukses mbetet e paqartë. Edhe në rast të një ndryshimi të pushtetit, sipas SRF-së, do të jetë e vështirë të qeveriset pa njëfarë bashkëpunimi me partitë politike.
SRF e paraqet situatën në Shqipëri dhe Serbi si pjesë të një problemi më të gjerë të demokracive të reja të Ballkanit: qytetarët vazhdojnë të besojnë te demokracia, por janë gjithnjë e më të zhgënjyer nga mënyra se si ajo funksionon në praktikë/albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike













