Lajme
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026
Albanian Engineering of Switzerland (AES) ka prezantuar tre të nominuarit përfundimtarë për edicionin e dytë të Çmimit të Ekselencës Akademike 2026. Ky çmim prestigjioz synon të vlerësojë arritjet e jashtëzakonshme akademike, punën kërkimore, inovacionin dhe kontributet e veçanta të studentëve shqiptarë në komunitetin akademik në Zvicër.
Të nominuarit e këtij viti janë Kemal Can Struja, Shkurta Gashi dhe Lindon Bytyqi, të cilët janë përzgjedhur për arritjet e tyre akademike, angazhimin në kërkim dhe kontributin në fushat përkatëse.
Fituesi i Çmimit të Ekselencës Akademike 2026 do të shpallet zyrtarisht më 19 shtator 2026, gjatë mbrëmjes swissalbs Award Gala Night, që do të mbahet në Cyrih.
Ky vlerësim, i mbështetur nga Albanian Engineering of Switzerland (AES), synon jo vetëm të nderojë sukseset individuale të studentëve shqiptarë në Zvicër, por edhe të promovojë dijen, kërkimin dhe inovacionin, duke shërbyer njëkohësisht si frymëzim për gjeneratat e reja.
Lexoni po ashtu:
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren Filmat e shkurtër që rezultuan nga ky projekt do të shfaqen në Kino Rex të Bernës,... -
Astronomja Pranvera Hyseni përfaqëson Kosovën në konferencën e planetariumeve në SHBA -
Lea Ypi nderohet me Çmimin Hannah Arendt për Mendim Politik 2026 -
Letër falënderimi e organizatorëve të manifestimit të Ditës së të Zhdukurve me forcë -
Në vendkalimet kufitare të Kosovës, pa pritje të gjata
Jeta në Austri
-
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci “Beneath the Tongue, a Pebble”: Luan Bajraktari sjell në Kroaci një ekspozitë... -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime












