Lajme
Zilet lejohen për lopët, por jo për gomarët në Cyrih
Gomari në një fermë në Cyrih nuk lejohet më të mbajë zile
Gjykata Administrative e Cyrihut ka shqyrtuar ankesën e një banori lidhur me zhurmën e shkaktuar nga zilet e lopëve dhe gomarëve në një fermë në komunën e Hinwilit, transmeton albinfo.ch.
Sipas vendimit, lopët mund të vazhdojnë të mbajnë zile të vogla, pasi ato konsiderohen si një masë për të parandaluar largimin e tyre nga ferma.
Ndërsa për gomarët, gjykata ka vendosur ndryshe. Ata nuk do të lejohen më të mbajnë zile, pasi gjykata ka vlerësuar se rreziku që gomarët të largohen nga ferma është më i ulët.
Një tjetër argument lidhet me traditën. Gjykata thekson se përdorimi i zileve është një element i rëndësishëm i traditës dhe kulturës së blegtorisë zvicerane, veçanërisht në rastin e lopëve. Megjithatë, sipas saj, ky argument nuk mund të zbatohet në të njëjtën mënyrë edhe për gomarët.
Kështu, ankesa për zhurmën është pranuar pjesërisht: lopët do të vazhdojnë të mbajnë zile, ndërsa gomarët duhet të qëndrojnë pa to. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren Filmat e shkurtër që rezultuan nga ky projekt do të shfaqen në Kino Rex të Bernës,... -
Astronomja Pranvera Hyseni përfaqëson Kosovën në konferencën e planetariumeve në SHBA -
Lea Ypi nderohet me Çmimin Hannah Arendt për Mendim Politik 2026 -
Letër falënderimi e organizatorëve të manifestimit të Ditës së të Zhdukurve me forcë -
Në vendkalimet kufitare të Kosovës, pa pritje të gjata
Jeta në Austri
-
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci “Beneath the Tongue, a Pebble”: Luan Bajraktari sjell në Kroaci një ekspozitë... -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime












