Kosova
Paga mesatare 636 euro, ndërsa një familje në Kosovë shpenzon rreth 1,000 euro në muaj
Të dhënat zyrtare tregojnë pagë mesatare neto prej 636 eurosh, ndërsa përllogaritjet për një familje katëranëtarëshe e vendosin koston mujore të jetesës në rreth 1,000 euro
Kostoja e jetesës në Kosovë është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit, ndërsa për shumë familje një pagë e vetme nuk mjafton për të mbuluar shpenzimet bazë mujore.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, paga mesatare neto në sektorin privat gjatë vitit 2025 ishte 596 euro, ndërsa paga mesatare neto në nivel vendi arriti në 636 euro, përcjell albinfo.ch.
Në anën tjetër, një përllogaritje e kostos së jetesës, e prezantuar në emisionin “Praktik”, tregon se një familjeje me katër anëtarë mund t’i nevojiten rreth 1,000 deri në 1,100 euro në muaj për të mbuluar shpenzimet bazë.
Sipas kësaj përllogaritjeje, një familje që jeton në banesë të vetën mund të ketë shpenzime mujore prej rreth 750 deri në 850 euro, ndërsa për familjet që paguajnë qira, shpenzimet mund të arrijnë nga 1,000 deri në 1,150 euro në muaj.
Pjesën më të madhe të buxhetit e zënë ushqimi, banimi, energjia, transporti, shëndetësia, arsimi, veshmbathja dhe higjiena. Vetëm për ushqim, përllogaritja parashikon shpenzime prej rreth 400 deri në 550 euro në muaj, ndërsa qiraja mund të arrijë nga 300 deri në 450 euro.
Të dhënat e ASK-së tregojnë se një ekonomi familjare në Kosovë ka mesatarisht pak më shumë se katër anëtarë, çka e bën këtë përllogaritje të përafërt me strukturën e zakonshme familjare në vend.
Krahasimi me vitet e mëparshme tregon se shpenzimet për ushqim, energji, internet dhe qira janë rritur, duke e rënduar më tej buxhetin familjar dhe fuqinë blerëse të qytetarëve.
E-Diaspora
-
Berna shpërndan 600 kuponë nga 400 franga për kurse të gjuhës gjermane Qyteti i Bernës ka hapur aplikimet për programin “DeutschBon”, përmes të cilit banorët që e kanë... -
Turqi
Elmë Ramadani, nga Kosova në Akademinë Ushtarake të Turqisë: pesë vite drejt një karriere në shërbim të vendit -
Suedi
Yllka Sheqiri, shqiptarja me rrënjë nga Kosova e nominuar për “Çmimin e Vajzave 2026” në Suedi -
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?












