Lajme
Për shkak të motit të ligë, Swiss u detyrua të anulojë 27 fluturime
27 fluturime për në dhe nga Cyrihu janë anuluar deri më tani. Rreth 3,100 pasagjerë janë prekur nga kjo
Për shkak të motit të keq, 27 fluturime për në dhe nga Cyrihu janë anuluar deri më tani, njoftoi Swiss. Rreth 3,100 pasagjerë janë prekur nga kjo. Gjithashtu, fluturimet e së premtes po përjetojnë vonesa të konsiderueshme deri në tre orë.
“Fatkeqësisht, aktualisht duhet të supozojmë se do të na duhet të anulojmë fluturime të tjera në varësi të mënyrës se si do të zhvillohet moti gjatë gjithë ditës,” shton njoftimi nga kompania ajrore, tranmseton albinfo.ch.
Goditjet e rrufeve po regjistrohen vazhdimisht pranë aeroportit, prandaj puna në platformë duhet të pezullohet përkohësisht për arsye sigurie. Punonjësit duhet të largohen nga platforma dhe të mbajnë distancën nga avionët dhe strukturat e tjera metalike.
“Gjatë kësaj kohe, avionët nuk mund të ngarkohen ose shkarkohen, të furnizohen me karburant ose të përgatiten për fluturimin tjetër,” shpjegoi Swiss.
Kjo mbyllje po shkakton vonesa që mund të vazhdojnë gjatë gjithë pjesës tjetër të ditës. “Ne jemi shumë të vetëdijshëm për atë që do të thotë kjo për pasagjerët tanë.” Kushdo që duhet të kapë një fluturim lidhës ose planet e udhëtimit të të cilit ndërpriten papritur ka nevojë për shumë durim. Kjo është frustruese dhe stresuese.
Stafi ynë po punon shumë për të mbajtur operacionet sa më të qëndrueshme të jetë e mundur, për të siguruar lidhjet sa herë që është e mundur dhe për të minimizuar ndikimin tek mysafirët tanë.
E-Diaspora
-
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri Autoritetet lëshuan ndalime hyrjeje në Austri kundër të dy personave. Për të siguruar pjesëmarrjen e tyre... -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime
Jeta në Austri
-
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri Autoritetet lëshuan ndalime hyrjeje në Austri kundër të dy personave. Për të siguruar pjesëmarrjen e tyre... -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta











