Lajme
Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë nga Zvicra
Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë nga Zvicra, duke u shndërruar në një destinacion gjithnjë më të preferuar për pushime.
Sipas të dhënave të bëra publike, numri i shtetasve zviceranë që kanë hyrë në Shqipëri është rritur ndjeshëm gjatë pesë viteve të fundit. Nga 57.011 hyrje të regjistruara në vitin 2021, numri ka arritur në 109.143 në vitin 2025, që përfaqëson një rritje prej rreth 91 për qind, shkruan albinfo.ch.
Rritja e interesimit të turistëve zviceranë lidhet edhe me përmirësimin e vazhdueshëm të lidhjeve ajrore mes dy vendeve. Aktualisht ka fluturime direkte që lidhin Shqipërinë me Zvicrën, ndërsa gjatë vitit 2026 është shtuar edhe oferta në linjën Cyrih–Tiranë.
Chair Airlines nisi në korrik fluturimet direkte në këtë relacion tri herë në javë, ndërsa linja Cyrih–Tiranë shërbehet gjithashtu nga SWISS.
Edhe Gjeneva është lidhur drejtpërdrejt me kryeqytetin shqiptar. Linja Tiranë–Gjenevë–Tiranë nisi operimin në shkurt të vitit 2025, duke krijuar një tjetër mundësi udhëtimi mes Shqipërisë dhe Zvicrës.
Sipas informacioneve të Ambasadës së Zvicrës në Tiranë, interesimi i zviceranëve vjen në një periudhë kur turizmi shqiptar në përgjithësi po shënon nivele rekord. Sipas të dhënave të INSTAT-it, 12.466.038 shtetas të huaj hynë në Shqipëri gjatë vitit 2025, rreth 6,6 për qind më shumë se një vit më parë.
Bregdeti, natyra, trashëgimia kulturore dhe mikpritja, por edhe lidhjet më të mira ajrore, po e bëjnë Shqipërinë gjithnjë e më të qasshme për tregun zviceran.
Të dhënat e INSTAT-it për lëvizjen e shtetasve bazohen në hyrjet e regjistruara në pikat kufitare dhe jo domosdoshmërisht në numrin e personave unikë: i njëjti person mund të numërohet më shumë se një herë nëse hyn disa herë në vend gjatë vitit.
E-Diaspora
-
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori Zyra Kryesore e Doganës së Düsseldorf-it vendosi një gjobë prej 9,000 € ndaj punëdhënësit dhe 500... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë















