Lajme
SHBA pezullon përkohësisht intervistat për vizat e emigracionit
Administrata amerikane ka vendosur të pezullojë përkohësisht intervistat për vizat e emigracionit në ambasadat dhe konsullatat e Shteteve të Bashkuara në vende të ndryshme të botës.
Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, pezullimi lidhet me një trajnim të ri që po zhvillohet për zyrtarët përgjegjës për shqyrtimin e aplikimeve për viza. Për këtë arsye, intervistat e planifikuara do të shtyhen dhe aplikantët do të informohen për datat e reja.
Trajnimi synon të rrisë nivelin e kontrollit ndaj aplikantëve, veçanërisht sa i përket mundësisë që ata të varen nga ndihmat financiare apo shërbimet sociale të ofruara nga shteti amerikan.
Vendimi vjen në kuadër të politikave më të rrepta të administratës së presidentit Donald Trump ndaj emigracionit. Gjatë kësaj periudhe janë ndërmarrë masa që kanë përfshirë dëbime, anulime vizash dhe kufizime të tjera, edhe për personat që kërkojnë të emigrojnë në mënyrë të ligjshme.
Politikat e administratës janë përballur ndërkohë me kundërshtime ligjore. Së fundmi, një gjykatë amerikane rrëzoi një masë që pezullonte vizat e emigracionit për shtetasit e 75 vendeve, duke vlerësuar se administrata kishte tejkaluar kompetencat e saj.
Deri tani nuk është bërë e ditur se kur do të rifillojnë intervistat e pezulluara për vizat e emigracionit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi













