Kosova

Albin Kurti sot për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Për shkak të vizitës së kryeministrit në detyrë të Kosovës, në Shkup do të zbatohet regjim i posaçëm i trafikut.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, do të qëndrojë sot, 26 gusht, për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, për shkak të vizitës së Kurtit do të ndërmerren masa të posaçme në komunikacion në territorin e qytetit të Shkupit, përcjell albinfo.ch.

Njësia për Sigurinë e Trafikut Rrugor pranë SPB Shkup do të zbatojë regjim të posaçëm të trafikut gjatë qëndrimit të kryeministrit në detyrë të Kosovës.

MPB-ja u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë urdhrat dhe udhëzimet e zyrtarëve policorë në terren.

Në njoftimin e MPB-së nuk janë dhënë hollësi për agjendën e vizitës dhe takimet që Kurti pritet të zhvillojë në Shkup.