Lajme
SHBA zgjeron sanksionet ndaj Iranit, paralajmëron edhe partnerët tregtarë të Teheranit
Uashingtoni kërkon ndërprerjen e lidhjeve ekonomike me Iranin, ndërsa paralajmëron se askush nuk është jashtë shtrirjes së sanksioneve amerikane
Shtetet e Bashkuara kanë zgjeruar sanksionet ndaj Iranit, duke rritur presionin ekonomik ndaj Teheranit dhe duke paralajmëruar vendet dhe kompanitë e huaja që vazhdojnë të bëjnë biznes me Republikën Islamike.
Sipas Reuters, sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, ka deklaruar se vendet që vazhdojnë lidhjet ekonomike me Iranin mund të rrezikojnë qasjen në sistemin financiar të bazuar në dollar, përcjell albinfo.ch.
Departamenti amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione të reja ndaj 60 individëve, kompanive dhe anijeve që lidhen me ekonominë iraniane dhe rrjetet për shmangien e sanksioneve.
Uashingtoni ka identifikuar pesë sektorë që, sipas tij, ndihmojnë në mbajtjen e ekonomisë iraniane: asetet digjitale, teknologjia, ari, aviacioni dhe transporti detar.
Bessent ka theksuar se SHBA-ja ka hartëzuar rrjetet financiare dhe ndërmjetësit që Irani përdor për shitjen e naftës dhe shmangien e masave ndëshkuese, duke paralajmëruar se asnjë vend apo kompani nuk është jashtë shtrirjes së sanksioneve amerikane.
Irani ka reaguar duke i cilësuar masat si presion ekonomik dhe ka paralajmëruar se është i gatshëm t’u përgjigjet sanksioneve të reja.
E-Diaspora
-
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës Nga 9 deri më 13 shtator, Berna do të jetë sërish nikoqire e festivalit Kino Kosova,... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












