Lajme
Laptopi merr flakë në avion, disa pasagjerë dyshohet se u dogjën
Një incident ka shkaktuar panik gjatë një fluturimi të American Airlines, pasi një laptop ka marrë flakë në kabinën e avionit, duke bërë që disa pasagjerë të dyshohen se kanë pësuar djegie.
Ngjarja ndodhi të premten në mbrëmje, në fluturimin AA2398 që po udhëtonte nga Atlanta, Georgia, drejt Dallasit, Texas, me më shumë se 130 pasagjerë në bord.
Sipas komunikimeve të pilotit me kontrollin ajror, ekuipazhi raportoi për një zjarr në kabinën e avionit. Piloti dyshohet se njoftoi se rreth katër ose pesë pasagjerë ishin prekur nga zjarri i laptopit.
Ekuipazhi reagoi menjëherë dhe arriti ta largonte rrezikun duke e vendosur pajisjen në një çantë të posaçme për izolimin termik të baterive.
Avioni u ul pa probleme në aeroportin Dallas-Fort Worth rreth orës 18:55, ku ekipet e emergjencës ishin në pritje për të kontrolluar pasagjerët. Raportohet se një person kishte nevojë për trajtim mjekësor.
American Airlines konfirmoi se incidenti u shkaktua nga tymi që vinte nga pajisja e një pasagjeri dhe vlerësoi reagimin e shpejtë të ekuipazhit.
Edhe Administrata Federale e Aviacionit në SHBA (FAA) konfirmoi se ekuipazhi kishte raportuar një zjarr të lidhur me baterinë e laptopit. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e incidentit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc Bujanoci do të jetë nikoqir i Konferencës IV “Ekonomia shpëton Luginën”... -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova -
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim











