Lajme
Zvicër: Impianti 600-milionësh shndërron mbetjet në energji për mijëra familje
Një nga impiantet më të mëdha dhe më moderne për përpunimin e mbetjeve në Zvicër është vënë në funksion në Zuchwil, në kantonin Solothurn. Impianti i Kenova-s ka kushtuar rreth 600 milionë franga zvicerane dhe mund të përpunojë deri në 265 mijë tonë mbetje në vit.
Objekti pranon mbetje nga 176 komuna të kantoneve Bernë dhe Solothurn dhe aktualisht përpunon mbi 220 mijë tonë në vit. Përmes djegies së mbetjeve në temperatura rreth 1,000 gradë Celsius, prodhohen rreth 160 gigavat-orë energji elektrike në vit, e mjaftueshme për të furnizuar rreth 50 mijë deri në 60 mijë familje.
Nxehtësia e krijuar gjatë procesit përdoret edhe për sistemin e ngrohjes qendrore. Rreth 5,300 shtëpi në rajonin e Zuchwil furnizohen me këtë energji, duke kursyer çdo vit rreth 8 milionë litra naftë për ngrohje dhe mbi 20 mijë tonë CO₂.
Impianti i ri është ndërtuar për të zëvendësuar objektin e vjetër, i cili kishte nisur punën në vitin 1990 dhe vitet e fundit përballej gjithnjë e më shpesh me defekte dhe ndërprerje.
Një tjetër element i rëndësishëm është riciklimi i materialeve që mbeten pas djegies. Nga skoria e krijuar gjatë procesit rikuperohen materiale të ndryshme me vlerë, përfshirë rreth 100 kilogramë ar në vit.
Për shkak të rrezikut nga zjarret, veçanërisht nga bateritë dhe pajisjet elektrike që hidhen gabimisht në mbetje, impianti është pajisur me sisteme moderne sigurie. Kamerat monitorojnë mbetjet për të zbuluar zona me temperatura të larta, ndërsa në të ardhmen teknologjia e inteligjencës artificiale pritet të ndihmojë në identifikimin e materialeve të rrezikshme.
Drejtuesi i Kenova-s, Friedrich Studer, thotë se impiante të tilla janë gjithnjë e më të nevojshme, pasi rritja e popullsisë dhe aktivitetit ekonomik sjell edhe rritje të sasisë së mbetjeve.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike












