Lajme

Presidenti iranian: Memorandumi me SHBA-në, rruga më e mirë për të dalë nga lufta

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka mbrojtur memorandumin e mirëkuptimit të arritur në qershor mes SHBA-së dhe Irani, duke e cilësuar atë si mënyrën më të mirë që vendi të dalë nga ajo që ai e ka përshkruar si një situatë “as luftë, as paqe”.

Ai ka thënë se anëtarët e Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit besonin se memorandumi përfaqësonte marrëveshjen më të mirë të mundshme, të bazuar në atë që ai e ka përshkruar si dinjitet, urtësi dhe interes kombëtar, raporton IRNA, transmeton albinfo.ch.

“Shikoni dispozitat e memorandumit, nuk do të gjeni asnjë pikë të vetme në të cilën ne jemi tërhequr apo jemi dorëzuar”, ka thënë ai.

Ndërsa ka theksuar se Teherani zyrtar nuk kishte ndërmend të tërhiqej përballë kundërshtarëve të tij, Pezeshkian e ka lidhur gjithashtu marrëveshjen me perspektivat ekonomike të Iranit, duke thënë se vendi nuk mund të tërhiqte investime në këtë fazë të bllokuar.

“Kapitali dhe paratë janë gjërat më të ndjeshme jo njerëzore që ekzistojnë. Ne duhet ta largojmë këtë rrezik nga vendi”, ka shtuar tutje ai.