Lajme

Suedi: Sulm me shpatë në një shkollë, disa të plagosur

Një person i armatosur me shpatë ka sulmuar një shkollë të mesme në qytetin Fagersta të Suedisë.

Autoritetet lokale kanë njoftuar se janë plagosur disa persona teksa sulmuesi u ndalua nga policia.

Sipas mediave suedeze, ai ishte i armatosur me një mjet prerës si shpatë e shkurtër dhe u qëllua në këmbë nga policia, teksa nuk dihet ende numri i të plagosurve, transmeton albinfo.ch.

Policia vijon kontrollet në shkollë, ndërsa disa institucione arsimore aty pranë u mbyllën përkohësisht si masë paraprake.