Jeta në Zvicër

Moti në Zvicër, sot priten reshje dhe temperatura më të ulëta

E premtja sjell mot të freskët, me shi dhe mundësi për stuhi lokale në disa rajone

Në Zvicër sot pritet mot më i freskët, me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu në pjesë të ndryshme të vendit.

Gjatë ditës parashikohen edhe rrebeshe dhe stuhi lokale, ndërsa temperaturat do të jenë dukshëm më të ulëta krahasuar me ditët e fundit, përcjell albinfo.ch.

Temperaturat në përgjithësi pritet të lëvizin nga rreth 6 gradë Celsius në mëngjes deri në afërsisht 12 gradë gjatë ditës, me dallime sipas rajonit dhe lartësisë.

Në disa zona reshjet mund të jenë më intensive, ndërsa MeteoSwiss ka lëshuar edhe paralajmërim të verdhë për reshje në zonën Sarnen-Lungern.

Moti i paqëndrueshëm pritet të vazhdojë edhe gjatë fundjavës, me reshje të herëpashershme dhe temperatura që mbeten relativisht të ulëta.