Lajme
Të prekurit nga Covid-i i gjatë përballen me vështirësi për sigurimin invalidor në Zvicër
Persona që vazhdojnë të vuajnë nga pasojat e Covid-it të gjatë në Zvicër po përballen me vështirësi në përfitimin e sigurimit invalidor (AI), pavarësisht kufizimeve të mëdha që sëmundja u shkakton në punë dhe në jetën e përditshme.
Një prej tyre është Fabien, i cili thotë se mund të punojë vetëm dy deri në tri orë në ditë për shkak të lodhjes së rëndë dhe problemeve me përqendrimin. Gjendja e tij është konfirmuar edhe nga një raport i Spitaleve Universitare të Gjenevës, por AI e ka vlerësuar atë si 80 deri në 100 për qind të aftë për punë.
Edhe Dorothée, e cila pas Covid-it të gjatë mund të punojë vetëm 40 për qind të kohës, ka marrë një vendim negativ nga AI. Ajo thotë se ka raporte mjekësore që konfirmojnë pamundësinë për të punuar me orar të plotë.
Sipas Zyrës Federale të Sigurimeve Shoqërore (OFAS), një diagnozë e vetme nuk mjafton për përfitimin e pensionit invalidor. Zyrat e AI shqyrtojnë gjendjen e përgjithshme shëndetësore, mundësinë e rehabilitimit dhe rikthimit në punë. Pensioni merret në konsideratë vetëm pasi të jenë shqyrtuar masat për riintegrim profesional.
Specialisti Christian von Plessen thotë se rreth katër në pesë persona me Covid të gjatë shërohen brenda dy vitesh, ndërsa për disa të tjerë shërimi mund të zgjasë disa vite. Në një pjesë të vogël të rasteve, gjendja nuk përmirësohet ose mund edhe të përkeqësohet.
Për personat që nuk marrin mbështetje nga sigurimi invalidor, pasojat janë edhe financiare. Dorothée ka vendosur të mbështetet te familjarët dhe të afërmit përmes një forme organizimi financiar, pasi të ardhurat nga puna nuk i mjaftojnë për të përballuar shpenzimet.
Rasti i tyre rikthen në vëmendje vështirësitë me të cilat përballen pacientët me Covid të gjatë në Zvicër, veçanërisht kur simptomat zgjasin me vite dhe ndikojnë drejtpërdrejt në aftësinë për punë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike













