Kosova
Kurti ka thënë se ka parë vullnetin nga LDK-ja që “vendit t’ia sjellë një president”
Ishte takimi i katërt mes LVV-së dhe LDK-së në tentim për arritje të një marrëveshjeje
Kryeministri në detyrë Albin Kurti pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ka parë vullnetin nga LDK-ja që “vendit t’ia sjellë një president”.
“Takimi shkoi në atmosferë konstruktive edhe e pashë vullnetin e LDK-së që vendit t’ia sjellim një president të ri që nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, që duhet të sigurojmë funksionim demokratik të shtetit dhe që për këtë duhet të ndërtojmë mirëbesim. Diskutuam kriteret për figurën e presidentit apo presidentes nga shumë kënde dhe në disa rrafshe, por në veçanti sa i përket vlerave, meritave dhe kontributeve në shoqëri për kombin mbarë dhe në profesione të caktuara”, tha Kurti pas takimit.
Kurti ritheksoi se ka vullnet për marrëveshje për presidentin, duke shtuar se ky vullnet “duhet të na bëjë optimistë”, transmeton albinfo.ch.
“Vullneti i qartë për të arritur marrëveshje për president duhet të na bëjë optimistë… kemi vullnet për interes dhe përgjegjësi shtetërore e demokratike për kreun e shtetit”, tha Kurti.
I pyetur për diskutimin e emrave për presidentë, Kurti u është përgjigjur gazetarëve se “nuk është ky vendi ku mund të flas për emra” duke shtuar se partitë duhet të konsultohen për çështje të tillë.
“Diskutuam hollësisht, thellësisht për kriteret që duhet ti ketë figura presidenciale, vëzhguar edhe aspektin e viteve dhe dekadave të historisë sonë më të re, shikuam sektorët e ndryshëm të shoqërisë dhe profesioneve, por meqë është proces shumë i ndjeshëm, pa shkuar në konsultime te subjektet tona, në këtë fazë nuk mund të them më shumë se kaq. Nuk është ky vendi ku unë mund të flas për emra”.
Ishte takimi i katërt mes LVV-së dhe LDK-së në tentim për arritje të një marrëveshjeje.
E-Diaspora
-
Mbi 8 vjet burg për 23-vjeçarin nga Kosova në Danimarkë, ja për çfarë u dënua Gjykata e Koldingut e shpalli fajtor për trafikim të kokainës, ndërsa vendosi edhe dëbimin e tij... -
Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Gjermani pas vjedhjes në një farmaci -
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?











