Lajme
Vala e të nxehtit në Zvicër sjell sjellje të pazakonta: Qytetarët bëjnë plazh pranë një varreze në Cyrih
Temperaturat ekstreme në Zvicër kanë bërë që disa persona të kërkojnë vende alternative për t’u freskuar. Në Cyrih, disa qytetarë janë parë duke bërë banja dielli pranë një varreze, pavarësisht se kjo është e ndaluar.
Vapa e madhe që ka përfshirë Zvicrën gjatë javëve të fundit po i shtyn disa njerëz drejt sjelljeve të pazakonta në përpjekje për të gjetur një vend më të freskët, transmeton albinfo.ch.
Në Cyrih, disa persona të veshur me rroba plazhi janë mbledhur pranë një varreze, duke përdorur hapësirën për të bërë banja dielli dhe për t’u çlodhur.
Sipas raportimeve në media, autoritetet lokale kanë konfirmuar se disa persona, të veshur me bikini, po qëndronin në një zonë të papërdorur të varrezës.
Megjithatë, kjo praktikë është e ndaluar dhe konsiderohet e papërshtatshme nga pikëpamja etike.
Autoritetet u kanë kërkuar personave të largohen nga zona dhe u kanë kujtuar se përdorimi i varrezave për aktivitete të tilla nuk lejohet./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër Nëse je inxhinier, arkitekt, profesionist, student apo i angazhuar në një fushë teknike, shkencore ose profesionale,... -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani -
Pas manifestimit “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”, një delegacion do të pritet në Pallatin e Kombeve -
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar











