Lajme
Publikimi i lokacioneve të radarëve nuk ndikon në sigurinë rrugore
Një projekt pilot trevjeçar në kantonin Solothurn të Zvicrës ka treguar se publikimi i lokacioneve të radarëve nuk sjell ndryshime të dukshme në sjelljen e shoferëve dhe as në numrin e aksidenteve.
Pas tre vitesh testimi, autoritetet e kantonit Solothurn kanë arritur në përfundimin se publikimi paraprak i vendndodhjeve të radarëve nuk ka ndikuar në mënyrë të matshme në sigurinë rrugore.
Projekti pilot nisi pas një vendimi të parlamentit kantonal në maj të vitit 2022, i cili i kërkoi policisë të publikonte lokacionet e pajisjeve fikse dhe të lëvizshme për matjen e shpejtësisë. Qëllimi ishte të vlerësohej nëse transparenca për vendndodhjen e radarëve do të ndikonte në sjelljen e drejtuesve të mjeteve dhe do të kontribuonte në uljen e aksidenteve.
Raporti përfundimtar i publikuar nga qeveria kantonale tregon se shoferët nuk kanë vozitur më ngadalë në përgjithësi dhe publikimi i lokacioneve nuk ka sjellë ulje të numrit të aksidenteve.
Megjithatë, u konstatua një efekt i njohur afatshkurtër: drejtuesit e automjeteve dhe kamionëve ngadalësojnë sapo e shohin një radar. Ky reagim është vërejtur pavarësisht nëse lokacioni i radarit ishte bërë publik apo jo.
Publikimi plotëson një nevojë për informacion
Sipas raportit, publikimi i lokacioneve të radarëve përmbush një nevojë të publikut për informacion, ndërsa për policinë përpjekja administrative për t’i publikuar ato është konsideruar minimale.
Duke qenë se projekti pilot nuk ka sjellë as përfitime dhe as pasoja negative të matshme, policia kantonale tashmë mund të vendosë vetë nëse do të vazhdojë t’i bëjë publike lokacionet.
Policia kantonale e Solothurnit i ka thënë SRF-së se ka gjasa që nga 1 shtatori të nisë sërish publikimin e lokacioneve të radarëve fiks dhe gjysmëstacionarë.
Kantonet zvicerane veprojnë ndryshe
Solothurni mbetet një nga kantonet e pakta zvicerane që publikojnë vendndodhjet e pajisjeve për matjen e shpejtësisë.
Praktikat ndryshojnë nga një kanton në tjetrin. Në Lucern, për shembull, publikohet një hartë me të gjitha radarët fiks dhe gjysmëstacionarë, e cila përditësohet çdo orë. Në Ticino, ndërkaq, bëhen publike vetëm qytetet dhe fshatrat ku kryhen kontrollet, por jo lokacionet e sakta.
Radarët mobilë do të mbeten të fshehtë
Në Solothurn nuk do të ndryshojë politika për kontrollet mobile të shpejtësisë. Vendndodhjet e tyre nuk do të publikohen as në të ardhmen.
Qeveria kantonale argumenton se kontrollet mobile kanë një efekt befasues, i cili konsiderohet i rëndësishëm për sigurinë në trafik. Për këtë arsye, lokacionet e tyre nuk do të bëhen publike.
Edhe kantoni fqinj Aargau mbështetet pothuajse tërësisht te kontrollet mobile. Atje ekziston vetëm një radar i fiksuar, në Baden. Ai pritet të mbetet përjashtim, pasi në mars të këtij viti qytetarët e Aargaut miratuan me 56 për qind të votave iniciativën “Ndalni zhvatjen me radarë”. Sipas vendimit, instalimi i radarëve të rinj të fiksuar në kanton kërkon miratimin e qeverisë kantonale/albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Pas manifestimit “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”, një delegacion do të pritet në Pallatin e Kombeve Takimi vjen një ditë pas Marshit për Drejtësi, dhe mbrëmjes kushtuar Ukshin Hotit që mbahen më... -
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar













