Lajme
Thatësira i bën pyjet e Zvicrës më të rrezikshme për këmbësorët dhe alpinistët
Sipas Fondit Kombëtar Zviceran të Sigurimit të Aksidenteve (Suva), mungesa e ujit po dobëson pemët, duke rritur mundësinë që degë apo pjesë të tëra të kurorave të thyhen papritur dhe të bien në tokë
Thatësira e zgjatur dhe temperaturat e larta po shkaktojnë probleme serioze në pyjet e Zvicrës, duke rritur edhe rrezikun për këmbësorët dhe alpinistët.
Sipas Fondit Kombëtar Zviceran të Sigurimit të Aksidenteve (Suva), mungesa e ujit po dobëson pemët, duke rritur mundësinë që degë apo pjesë të tëra të kurorave të thyhen papritur dhe të bien në tokë.
Situata konsiderohet veçanërisht e rrezikshme pasi dëmtimet nuk janë gjithmonë të dukshme. Shumë prej pemëve të prekura mund të duken të shëndetshme nga jashtë, megjithëse degët e tyre kanë humbur stabilitetin për shkak të thatësirës së vazhdueshme, shkruan Watson.ch, transmeton albinfo.ch.
Suva u bën thirrje qytetarëve për kujdes
Autoritetet nuk po kërkojnë që qytetarët të shmangin plotësisht pyjet, por rekomandojnë kujdes të shtuar gjatë shëtitjeve dhe ecjeve malore.
Vizitorët këshillohen të respektojnë paralajmërimet, të jenë të vëmendshëm ndaj mjedisit përreth dhe të mos qëndrojnë për periudha të gjata nën pemë të mëdha. Në rast të erërave të forta apo stuhive, Suva rekomandon që shëtitjet në pyll të shmangen.
Më së shumti preken ahu dhe pemët gjetherënëse
Nxehtësia dhe mungesa e reshjeve kanë prekur pyjet në shumë pjesë të Zvicrës. Raportimet për thyerje spontane të degëve dhe kurorave janë shtuar veçanërisht në Plateau-n zviceran dhe rajonin e Jurës.
Sipas Suva-s, fenomeni po vërehet kryesisht te ahu dhe lloje të tjera të pemëve gjetherënëse. Thatësira e zgjatur bën që degët dhe pjesët e kurorave të humbin stabilitetin, deri në atë pikë sa mund të thyhen edhe pa ndonjë ndikim të jashtëm.
Rrezik edhe për punëtorët e pyjeve
Situata ka ndikuar edhe në punimet pyjore dhe prerjen e drunjve. Suva paralajmëron se kushtet aktuale e ndryshojnë ndjeshëm nivelin e rrezikut edhe për profesionistët me përvojë.
Për këtë arsye rekomandohet planifikim i kujdesshëm para çdo ndërhyrjeje dhe, aty ku është e mundur, përdorimi i metodave mekanike që u mundësojnë punëtorëve të qëndrojnë jashtë zonës së drejtpërdrejtë të rrezikut.
Ndërkohë, personave që merren me prerjen e drunjve në mënyrë amatore ose gjysmëprofesionale u rekomandohet të heqin dorë nga këto punë në kushtet aktuale.
Thatësira e këtij viti po ushtron presion të madh mbi vegjetacionin në Zvicër, ndërsa pasojat tashmë nuk lidhen vetëm me shëndetin e pyjeve, por edhe me sigurinë e njerëzve që kalojnë kohë në to.
E-Diaspora
-
Pas manifestimit “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”, një delegacion do të pritet në Pallatin e Kombeve Takimi vjen një ditë pas Marshit për Drejtësi, dhe mbrëmjes kushtuar Ukshin Hotit që mbahen më... -
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar













