Lajme
Ndikimi i luftës në rezervimet turistike në Evropë po zbehet
Gjiganti i turizmit TUI bëri të ditur se gjatë katër javëve të fundit rezervimet kanë shënuar rritje prej 7 për qind, pavarësisht se të ardhurat nga rezervimet për sezonin veror vazhdojnë të jenë 6 për qind më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar
Ndikimi i luftës në Lindjen e Mesme në sektorin evropian të turizmit duket se po zbehet gradualisht, ndërsa rezervimet e udhëtimeve po tregojnë shenja rikthimi drejt niveleve normale.
Gjiganti i turizmit TUI bëri të ditur se gjatë katër javëve të fundit rezervimet kanë shënuar rritje prej 7 për qind, pavarësisht se të ardhurat nga rezervimet për sezonin veror vazhdojnë të jenë 6 për qind më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Drejtori ekzekutiv i TUI-t, Sebastian Ebel, tha se aktiviteti po normalizohet dhe se kompania ka regjistruar javë të forta sa i përket rezervimeve. Interesimi po rikthehet edhe për destinacionet e Mesdheut Lindor, të cilat ishin prekur nga pasiguria gjeopolitike gjatë muajve të fundit, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
Lufta dhe çmimet e karburanteve goditën turizmin
Lufta në Lindjen e Mesme ka ndikuar ndjeshëm te kompanitë ajrore dhe operatorët e kroçerave, veçanërisht përmes rritjes së çmimeve të karburantit dhe pasigurisë së udhëtarëve.
TUI raportoi fitim operativ prej 234.6 milionë eurosh në tremujorin e fundit, rreth 27 për qind më pak se një vit më parë. Kompania është përballur gjithashtu me kërkesë më të dobët dhe kosto më të larta të karburantit.
Në muajt e parë të konfliktit, shumë turistë kishin hezituar të rezervonin pushime në destinacione si Qiproja dhe Turqia, ndërsa pasiguria ndikoi edhe në udhëtimet drejt vendeve të tjera të rajonit. Megjithatë, me afrimin e kulmit të sezonit veror, kërkesa ka filluar të përmirësohet.
TUI kishte qenë e detyruar më herët të riatdhesonte mijëra udhëtarë për shkak të konfliktit, përfshirë turistë të bllokuar në anije turistike në Gjirin Persik.
Turistët po rezervojnë më vonë
Një nga ndryshimet më të dukshme është se turistët po presin më gjatë para se të vendosin për pushimet e tyre. Sipas TUI-t, luftërat, tensionet gjeopolitike, inflacioni dhe pasiguria ekonomike kanë ndikuar jo vetëm në kërkesë, por edhe në kohën kur konsumatorët vendosin të rezervojnë udhëtimet.
Ndërkohë, temperaturat ekstreme dhe zjarret në disa vende evropiane, përfshirë Spanjën, Francën, Portugalinë dhe Greqinë, nuk kanë pasur deri tani ndikim të konsiderueshëm në rezervimet e TUI-t.
Kompania pret që verat gjithnjë e më të nxehta të ndikojnë në zakonet e turistëve në të ardhmen, duke rritur interesimin për pushime gjatë pranverës dhe vjeshtës, jashtë muajve tradicionalë të sezonit të lartë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih Në këtë panel të veçantë do të marrë pjesë artisti shqiptar nga Kosova Ramë Dardania, së... -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë











