Kosova
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik
Tre mërgimtarët që humbën jetën rrugës për në Gjermani varrosen të premten në Ferizaj
Tre mërgimtarët që humbën jetën në një aksident tragjik rrugor, teksa po ktheheshin nga Kosova drejt Gjermanisë, do të varrosen të premten në Ferizaj.
Platforma mediale Albinfo.ch kishte raportuar ditë më parë për aksidentin tragjik, ku humbën jetën Tahir Tahiri, Gentian Tahiri dhe Laurent Aliu.
Ceremonia e varrimit do të mbahet të premten, më 14 gusht, duke filluar nga ora 17:00, në lagjen Nuhaj, në fshatin Komogllavë të Ferizajt.
Familjarë, të afërm, miq dhe qytetarë pritet të mblidhen për t’u dhënë lamtumirën e fundit tre viktimave të kësaj tragjedie.
Vdekja e tyre ka tronditur familjet dhe komunitetin, ndërsa lajmi për aksidentin ka prekur edhe mërgatën shqiptare në Gjermani./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për kërcënimin ndaj deputetit Ramush Haradinaj, pas kërkesës... -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












