Lajme
Eksperti zviceran paralajmëron për dronët: “Është më lehtë të sulmosh sesa të mbrohesh”
Përdorimi gjithnjë e më i avancuar i dronëve po paraqet një sfidë të re për sigurinë në Evropë.
Pas zbulimit të një droni të ngarkuar me eksploziv në aeroportin e Leipzigut në Gjermani, është intensifikuar debati se si mund të mbrohet infrastruktura kritike nga këto kërcënime.
Eksperti zviceran Roland Siegwart, profesor i sistemeve autonome në ETH Zurich, thotë se aktualisht ekziston një hendek shqetësues ndërmjet mundësive për sulm dhe atyre për mbrojtje.
Sipas tij, veçanërisht në mjediset civile, realizimi i një sulmi me dron është dukshëm më i lehtë sesa mbrojtja efektive kundër tij, transmeton albinfo.ch.
Një nga problemet kryesore është madhësia e vogël e dronëve, e cila e vështirëson zbulimin e tyre përmes radarëve apo kamerave. Në të njëjtën kohë, sistemet tradicionale të mbrojtjes ajrore janë projektuar kryesisht për avionë dhe përdorimi i tyre kundër dronëve të vegjël mund të jetë tepër i kushtueshëm dhe joefikas.
Studiuesit po punojnë për zhvillimin e metodave alternative. Në Zvicër po studiohen sisteme që kombinojnë radarët, kamerat infra të kuqe dhe kamerat optike për të identifikuar dronët. Pasi të zbulohen, një nga mundësitë është neutralizimi i tyre me rrjeta ose me dronë të tjerë, varësisht nga situata.
Siegwart vlerëson se Zvicra është në një pozitë relativisht të mirë në këtë fushë. Sipas tij, vendi ka ekspertizë të konsiderueshme në teknologjinë e dronëve, veçanërisht në kërkimet dhe aplikimet civile, ndërsa ekzistojnë edhe kompani të reja të specializuara në mbrojtjen kundër tyre. Bashkëpunimi ndërmjet Armasuisse dhe universiteteve konsiderohet gjithashtu një përparësi.
Megjithatë, një zgjidhje përfundimtare nuk pritet menjëherë. Eksperti shpreson që në të ardhmen e afërt të zhvillohen sisteme që njëkohësisht të jenë të besueshme, efektive dhe me kosto të përballueshme, ndërsa kërcënimi nga dronët po bëhet gjithnjë e më kompleks.
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












