Lajme
Qeveria zvicerane kundërshton ashpërsimin e përkufizimit të neutralitetit
Këshilli Federal ka nisur fushatën kundër iniciativës për neutralitetin, për të cilën qytetarët zviceranë do të votojnë në nivel kombëtar më 27 shtator 2026
Qeveria zvicerane është shprehur kundër një përkufizimi më të rreptë të neutralitetit të vendit, duke argumentuar se praktika aktuale ka dëshmuar se funksionon dhe i siguron Zvicrës hapësirën e nevojshme për veprim në politikën e jashtme.
Këshilli Federal ka nisur fushatën kundër iniciativës për neutralitetin, për të cilën qytetarët zviceranë do të votojnë në nivel kombëtar më 27 shtator 2026, transmeton albinfo.ch.
Iniciativa popullore, e paraqitur nga organizata Pro Suisse dhe përfaqësues të Partisë Popullore Zvicerane (SVP), synon që neutraliteti i Zvicrës të përcaktohet në Kushtetutë si “i përhershëm dhe i armatosur”.
Sipas propozimit, Zvicra nuk duhet të anëtarësohet në aleanca ushtarake apo të mbrojtjes dhe nuk duhet të marrë pjesë në luftëra jashtë vendit. Iniciativa gjithashtu kërkon kufizime në vendosjen e sanksioneve ekonomike ose diplomatike ndaj shteteve të përfshira në konflikte, duke marrë parasysh detyrimet e Zvicrës ndaj Kombeve të Bashkuara.
Qeveria zvicerane argumenton se disa prej kërkesave të iniciativës tashmë janë pjesë e praktikës aktuale të neutralitetit. Megjithatë, sipas saj, propozimet që shkojnë më tej, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe të sanksioneve, mund të dëmtojnë interesat e vendit.
Këshilli Federal thekson se Zvicra e përdor neutralitetin në mënyrë të synuar për të mbrojtur interesat e saj dhe se praktika aktuale i jep vendit fleksibilitetin e nevojshëm për të reaguar ndaj zhvillimeve ndërkombëtare.
Qeveria argumenton gjithashtu se, si një shtet i vogël, Zvicra ka nevojë për bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë në çështjet e mbrojtjes. Sipas saj, vendi përfiton nga një rend ndërkombëtar i bazuar në të drejtën ndërkombëtare, ndërsa sanksionet konsiderohen një instrument i rëndësishëm për reagimin ndaj shkeljeve të kësaj të drejte.
Vendimi përfundimtar do t’u takojë votuesve zviceranë, të cilët më 27 shtator do të vendosin nëse neutraliteti duhet të përcaktohet më rreptësisht në Kushtetutën Federale.
E-Diaspora
-
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit Mes qëndrimit dhe largimit: Migrimi dhe përvojat njerëzore në garën ndërkombëtare të DokuFestit... -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës -
Rita Ora kujton traditat shqiptare: Gjyshja më lexonte filxhanin si një hartë të së ardhmes -
Prishtinë: Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane organizoi takimin e vitit 2026 -
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












