Lajme

Athina kërcënohet nga zjarret, eakuohet një fshat, 172 zjarrfikës luftojnë me erërat e forta në Atikë

Një zjarr tjetër ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në juglindje të Athinës, ndërsa erërat e forta po favorizojnë përhapjen e flakëve.

Ndërhyrja nga toka po mbështetet nga dy avionë zjarrfikës dhe katër helikopterë.

Operacioni po zhvillohet në kushte të vështira për shkak të erërave që kalojnë shpejtësinë 70 kilometra në orë. Autoritetet e mbrojtjes civile urdhëruan evakuimin e fshatit Agios Stylianos, pranë zonës së zjarrit, për shkak të rrezikut nga përhapja e flakëve. Kjo është vatra e dytë e madhe pranë Athinës gjatë kësaj vere.