Lajme
Anglishtja ka përparësi mbi gjuhët lokale në njoftimet në trenat zviceran
Zvicra ka tre gjuhë zyrtare, por kur bëhet fjalë për njoftimet publike në trenat e saj, anglishtja ka marrë përparësi mbi disa prej tyre.
Sikur të mos jetë mjaft komplekse të “gjindesh” me gjermanishten, frëngjishten dhe italishten, kompania kombëtare hekurudhore, SBB, ka përfshirë edhe anglishten.
Në stacione dhe në vetë trenat, njoftimet zakonisht bëhen në gjuhën e rajonit, e ndjekur nga gjuha e dytë kombëtare (frëngjisht ose gjermanisht) dhe më pas anglishtja.
Italishtja përdoret vetëm nëse një tren i caktuar udhëton për në/nga/brenda Ticino-s.
Ky ‘përjashtim’ ka zemëruar deputetin Daniel Ruch, i cili theksoi se për shkak të mënyrës se si SBB strukturon njoftimet e saj publike, “anglishtja nuk i shtohet gjuhëve kombëtare. Ajo zëvendëson njërën prej tyre”.
Humbje në përkthim?
Prandaj, Ruch ka paraqitur një mocion parlamentar duke denoncuar “përdorimin sistematik të anglishtes në stacione dhe në trena, shpesh në kurriz të gjuhëve zyrtare të Konfederatës Zvicerane”.
Ai vazhdoi duke thënë se “anglishtja nuk qëndron thjesht përkrah gjuhëve kombëtare”. Në vend të kësaj, “gjuhët zyrtare si italishtja i lë në plan të dytë”.
Për më tepër, ai deklaroi se kjo situatë krijon edhe shqetësime praktike për pasagjerët zviceranë, raporton thelocal, transmeton albinfo.ch.
Për shembull, një pasagjer nga Zvicra frëngjishtfolëse që nuk flet as gjermanisht dhe as anglisht mund të humbasë një lidhje të rëndësishme nëse një transferim treni njoftohet vetëm në këto dy gjuhë.
Një njoftim për shërbim publik “duhet t’u shërbejë para së gjithash banorëve vendas, të cilët përbëjnë shumicën dërrmuese të pasagjerëve të përditshëm”, shtoi ai.
I drejtuar udhëtarëve ndërkombëtarë
Në përgjigje, SBB ka mbrojtur strategjinë e saj të komunikimit, duke përmendur nevojën për efikasitet dhe qartësi për udhëtarët e huaj.
Sipas zëdhënësit të kompanisë Jean-Philippe Schmidt, në destinacionet kryesore turistike, anglishtja bën të mundur komunikimin me gamën më të gjerë të njerëzve.
Megjithatë, për Ruch, argumenti i turizmit ka kufijtë e tij. Për shembull, nuk shpjegon pse italishtja – një gjuhë zyrtare e Konfederatës Zvicerane – praktikisht mungon.
Sidoqoftë, ofrimi i përkthimeve në gjuhë të shumta kombëtare do t’i zgjaste ndjeshëm njoftimet, shpjegoi Schmidt.
E-Diaspora
-
Prishtinë: Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane organizoi takimin e vitit 2026 Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka organizuar në Prirshtinë “Takimin e Bizneseve Shqiptaro-Gjermane 2026”, i cili mblodhi... -
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












