Lajme

Rekord: 230 emigrantë kaluan Kanalin Anglez në një varkë të vogël

Një varkë e vogël ka thyer rekord pasi ka kaluar Kanalin Anglez me 230 persona në bord, numri më i madh i regjistruar ndonjëherë i njerëzve që kanë kryer këtë udhëtim me vetëm një mjet.

Varka ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar në orët e para të së hënës, teksa rekordi i mëparshëm ishte vendosur në korrik, kur 165 persona kaluan Kanalin Anglez me një mjet të vetëm.

Një zëdhënës i ministrisë së Brendshme britanike ka thënë se ky veprim tregon për “taktikat e pamatura dhe të rrezikshme të përdorura nga bandat kriminale… të cilat vazhdojnë të vënë jetë njerëzish në rrezik, duke grumbulluar gjithnjë e më shumë persona në mjete të papërshtatshme për lundrim”, transmeton albinfo.ch.

Sipas shifrave paraprake të ministrisë së Brendshme, numri i personave që kanë kaluar Kanalin Anglez këtë vit deri tani është 14.819, apo 43% më i ulët se numri i regjistruar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe 16% më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.