Lajme
Rritet rreziku i një “flluske” në tregun e pasurive të paluajtshme në Zvicër
Sipas UBS Swiss Real Estate Bubble Index, treguesi arriti në 0.72 pikë në tremujorin e dytë të vitit 2026, nga 0.62 pikë në tre muajt paraprakë
Rreziku i krijimit të një “flluske” në tregun e pasurive të paluajtshme në Zvicër vazhdon të rritet, megjithëse aktualisht mbetet në nivel të moderuar.
Sipas UBS Swiss Real Estate Bubble Index, treguesi arriti në 0.72 pikë në tremujorin e dytë të vitit 2026, nga 0.62 pikë në tre muajt paraprakë.
Ekspertët e UBS theksojnë se indeksi ka qenë në rritje të vazhdueshme që nga fundi i vitit 2024, transmeton albinfo.ch.
Rritja bëhet edhe më e dukshme në krahasim me një vit më parë. Në tremujorin e dytë të vitit 2025, indeksi ishte vetëm 0.07 pikë.
Rreziku ende konsiderohet i moderuar
Pavarësisht rritjes së ndjeshme, niveli aktual vazhdon të klasifikohet si rrezik “i moderuar”.
Sipas metodologjisë së UBS, vlerat ndërmjet 0 dhe 1 pikë tregojnë rrezik të moderuar, ndërsa nga 1 deri në 2 pikë rreziku konsiderohet i lartë. Mbi 2 pikë, situata klasifikohet si rrezik akut.
Një nga arsyet kryesore për rritjen e rrezikut është fakti se borxhi i familjeve dhe çmimet e banesave po rriten dukshëm më shpejt se të ardhurat.
Normat e ulëta të interesit dhe oferta e kufizuar e banesave të reja kanë ndikuar gjithashtu në përshpejtimin e tregut.
Çmimet pritet të rriten deri në 4%
Analistët presin që kërkesa për blerjen e banesave të mbetet e fuqishme gjatë tremujorëve të ardhshëm, pavarësisht rritjes minimale të të ardhurave për kokë banori.
Për të gjithë vitin 2026, UBS parashikon që çmimet nominale të banesave në Zvicër të rriten me 3.5 deri në 4 për qind.
Kjo tendencë mund ta bëjë blerjen e një shtëpie edhe më të vështirë për familjet, veçanërisht në rajonet ku çmimet tashmë janë të larta.
Cyrihu dhe Graubünden ndër zonat më të ekspozuara
Rreziku nuk është i njëjtë në të gjithë Zvicrën.
Pothuajse të gjitha zonat e analizuara në kantonin Graubünden tregojnë çekuilibra të niveleve të ndryshme në tregun e pasurive të paluajtshme. Situata më problematike vërehet gjithashtu në rajonin e Cyrihut, Zvicrën Qendrore dhe në disa zona të kantoneve Vaud dhe Valais.
Në anën tjetër, situata paraqitet dukshëm më e qetë në Ticino. Sipas analizës së UBS, në rajonet e këtij kantoni aktualisht nuk evidentohen çekuilibra të tillë.
Megjithëse treguesit po shkojnë në drejtim të rritjes së rrezikut, niveli prej 0.72 pikësh nënkupton se tregu zviceran i banesave mbetet ende larg kategorisë së një rreziku akut për “flluskë” të pasurive të paluajtshme.
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë














