Lajme
Voziti 227 km/h aty ku lejohej 80, shoferi në Zvicër rrezikon deri në katër vjet burg
Një shofer në kantonin e Bernës rrezikon deri në katër vjet burg, pasi dyshohet për një seri shkeljesh të rënda të kufizimeve të shpejtësisë. Në rastin më ekstrem, ai kishte vozitur me 227 kilometra në orë në një rrugë ku shpejtësia maksimale e lejuar ishte 80 km/h.
Sipas Policisë Kantonale të Bernës, shoferi dyshohet se ka kryer gjithsej dhjetë shkelje të rënda të shpejtësisë brenda vetëm pesë javësh.
Një tjetër rast i rëndë është regjistruar në fshatin Bühl, ku ai kishte arritur shpejtësinë prej 141 km/h në një zonë me kufizim prej vetëm 50 km/h, transmeton albinfo.ch.
U identifikua përmes videove në rrjetet sociale
Ajo që e bën rastin edhe më të pazakontë është mënyra se si autoritetet arritën ta identifikonin shoferin.
Sipas raportimit, policia arriti të siguronte prova edhe falë videove që vetë shoferi kishte publikuar në rrjetet sociale, ku dokumentoheshin vozitjet me shpejtësi ekstreme.
Pas hetimeve, autoritetet ia kanë sekuestruar veturën, ndërsa leja e tij e vozitjes është revokuar.
Shoferi tani përballet me pasoja të rënda penale dhe, sipas raportimit, mund të dënohet deri në katër vjet burg.
Psikologët e trafikut në Universitetin e Bernës thonë se personat që kryejnë shkelje të tilla shpesh kërkojnë vëmendje dhe afirmim në rrjetet sociale, duke e nënvlerësuar ndjeshëm rrezikun që sjellin për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












