Lajme
Eklipsi i Diellit më 12 gusht, ja kur mund të shihet nga Zvicra
Eklipsi i pjesshëm do të arrijë kulmin në zonën e Cyrihut në orën 20:18, kur rreth 92 për qind e Diellit do të mbulohet.
Të mërkurën, më 12 gusht, banorët e Zvicrës do të kenë mundësinë të shohin një fenomen të veçantë astronomik: një eklips të pjesshëm të Diellit, gjatë të cilit Hëna do të kalojë mes Tokës dhe Diellit dhe do të mbulojë një pjesë të madhe të diskut diellor, transmeton albinfo.ch.
Sipas astrofizikantes Lucia Kleint nga Universiteti i Bernës, në zonën e Cyrihut eklipsi do të fillojë në 19:24.
Fenomeni do të arrijë kulmin në 20:18, kur Dielli do të jetë vetëm rreth 3 gradë mbi horizont. Në këtë moment, rreth 92 për qind e Diellit do të jetë i mbuluar.
Për ta vëzhguar sa më mirë fenomenin, ekspertja rekomandon zgjedhjen e një vendi të ngritur, me pamje të lirë drejt horizontit. Në zonën e Cyrihut, një nga vendet e përshtatshme është Observatori Urania.
Eklipsi do të përfundojë rreth 20:42, kur Dielli do të zhduket pas vargmalit Albis.
A do të errësohet plotësisht?
Jo. Nga Zvicra eklipsi do të jetë vetëm i pjesshëm. Në kulmin e tij, rreth 92 për qind e diskut të Diellit do të jetë i mbuluar, ndërsa pjesa e mbetur do të vazhdojë të ndriçojë.
Koha dhe përqindja e mbulimit ndryshojnë pak në varësi të vendndodhjes brenda Zvicrës, veçanërisht për shkak të kodrave dhe maleve që mund të pengojnë pamjen e horizontit.
Kujdes: Dielli nuk duhet parë drejtpërdrejt pa syze të posaçme dhe të certifikuara për eklipse, pasi rrezikohen dëmtime serioze të syve./Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike












