Lajme

Meta duhet të paguajë një gjobë prej 500 milionë frangash

Paratë kanë për qëllim zbutjen e dëmit që pësojnë të rinjtë përmes platformave të facebookut dhe instagramit

Meta, kompania amë e Facebookut dhe Instagramit, duhet të paguajë afërsisht gjysmë miliardi franga zvicerane në SHBA për mbrojtjen e të rinjve. Një gjykatë në shtetin e New Mexicos ka shpallur vendimin për këtë gjobë, transmeton albinfo.ch.

Paratë kanë për qëllim zbutjen e dëmit që pësojnë të rinjtë përmes platformave. Një pjesë e madhe e shumës do të shkojë për trajtimin e të rinjve të prekur.

Fondet janë gjithashtu të destinuara për parandalim dhe monitorim të përmirësuar. Ndër të tjera, Meta kërkohet të verifikojë më rigorozisht moshën e përdoruesve të saj.

Gjykata gjithashtu urdhëron që Meta të raportojë mbi zbatimin e këtyre masave dy herë në vit. Kompania njoftoi qëllimin e saj për të apeluar vendimin.