Lajme
Irani – shteteve të Gjirit: Thuajini Trumpit të heqë dorë, ose do t’ju godasim rëndë
Irani u ka dërguar mesazh vendeve të Gjirit Persik, duke i paralajmëruar qartë se do të godasë objektet e tyre të naftës, energjisë elektrike dhe furnizimit me ujë, nëse ato nuk arrijnë ta bindin presidentin amerikan, Donald Trump, t’u japë fund sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit dhe të kërkojë një zgjidhje të negociuar për përfundimin e luftës.
Sipas një zyrtari të lartë iranian, vendi parashikon sulme ndaj objekteve energjetike, fushave të naftës, rafinerive, rrjeteve të energjisë elektrike, infrastrukturës ujore, rrjeteve të transportit dhe aseteve të tjera strategjike të aleatëve më të afërt arabë të Uashingtonit, transmeton albinfo.ch.
Mediat e huaja raportojnë se ky mesazh është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë të Iranit për të penguar veprime të tjera ushtarake amerikane, duke ngritur mundësinë e një tronditjeje të rëndë ekonomike në të gjithë rajonin e Gjirit.
Paralajmërimi raportohet të jetë përcjellë përmes një serie kontaktesh diplomatike të nivelit të lartë, pasi Trumpi ka kërcënuar më 28 korrik se do të godiste rrjetin energjetik dhe infrastrukturën e Iranit.
Dy zyrtarë të lartë iranianë, dy burime nga vendet e Gjirit dhe një diplomat i lartë rajonal, të njohur me bisedimet, kanë thënë se ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, ka zhvilluar biseda me homologët e tij nga Arabia Saudite, Turqia dhe Katari, si dhe me shefin e ushtrisë së Pakistanit teksa u ka kërkuar aleatëve të SHBA-së në Gjirin Persik të përdorin ndikimin e tyre mbi Trumpin për ta bindur që të mos ndërmarrë sulme të reja ndaj Iranit, duke paralajmëruar se çdo sulm do të pasohej nga hakmarrje kundër aseteve amerikane dhe infrastrukturës kritike në të gjithë rajonin e Gjirit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike












